Site icon Telegrafi

Biletat e ndeshjes Kosovë – Turqi shiten edhe në Tiranë

Federata e Futbollit të Kosovës – FFK ka konfirmuar se biletat e takimit Kosovë – Turqi do të shiten edhe në Tiranë.

Kosova luan ndeshjen e gjashtë kualifikuese për Botëror më 11 qershor në “Loro Boriçi” ndaj Turqisë, përderisa këtë takim e nis pas katër humbjeve dhe një barazimit.

“Biletat e ndeshjes Kosovë – Turqi, e cila zhvillohet të dielën, më 11 qershor në stadiumin ‘Loro Boriqi’ në Shkodër, tashmë janë në shitje edhe për tifozët në Shqipëri. Biletat e kësaj sfide të gjithë të interesuarit mund t’i gjejnë te biletaria e stadiumit “Selman Stërmasi” në Tiranë”, bën të ditur FFK.

Ndryshe, takimi mes kombëtares turke dhe përfaqësueses së Kosovës do të zhvillohet të dielën në ora 20:45. /Telegrafi/

Exit mobile version