Sonte (e hënë) pritet të mbahet evenimenti më i rëndësishëm në kalendarin e modës “Met Gala 2019″.
Si çdo vit tjetër, edhe këtë vit çmimet e biletave për të ndjekur këtë event janë shumë të mëdha.
Sipas gazetës, New York Times, çmimet e biletave për person shkojnë nga 35 mijë dollarë, ndërkaq nëse dëshironi të rezervoni një tavolinë, duhet të paguani 200 mijë deri në 300 mijë dollarë.
Ky organizim është mbajtur për herë të parë në vitin 1948 në mënyrë që t’i inkurajojë shtresën e lartë të Nju Jorkut të dhurojnë donacione, kurse në ditët e sotme fytyrat më të njohura nga bota e modës, muzikës e artit bëhen bashkë për të mbledhur para për Institutin Met.
Pjesë e këtij evenimenti është edhe artistja shqiptare, Rita Ora e cila shquhet për stilin e veçantë. /Lajmi.net/