Ish-ministri i Punëve të Jashtme i Suedisë, Carl Bildt, ka thënë se trazirat në Kazakistan ka gjasa të forcojnë më tej vendosmërinë e presidentit rus, Vladimir Putin për të siguruar hapësirën sovjetike.
Në Kazakistan kanë vërshuar protestat si pasojë e rritjes së çmimit të karburanteve në vend.
Protestuesit antiqeveritar në qytetin kryesor, Almaty, kanë vërshuar të mërkurën te zyra e kryetarit të bashkisë, derisa një pjesë e ndërtesës duket se ishte në flakë.
“Trazirat në Kazakistan ka gjasa të forcojnë më tej vendosmërinë e Putinit për të siguruar hapësirën post-sovjetike. Në fund të fundit ai ndoshta mendon se kjo mund të kërcënojë stabilitetin e regjimit edhe në Rusi”, ka shkruar Bildt në llogarinë e tij në Twitter.
The unrest in Kazakhstan is likely to further strengthen Putin’s determination to secure the post-Soviet space. At the end of the day he probably thinks they this could threaten the stability of the regime in Russia as well. pic.twitter.com/cUgMtDfAo2
— Carl Bildt (@carlbildt) January 5, 2022
“Situata në Kazakistan po përkeqësohet me shpejtësi. Pjesa veriore e vendit është e populluar kryesisht nga shtetas të Rusisë. Çfarë do të ndodhë atje mund të jetë një pyetje e rëndësishme nëse përkeqësimi vazhdon”, ka deklaruar ish-ministri suedez.
The situation in Kazakhstan ?? is deteriorating rapidly. The northern part of the country is largely populated by ?? nationals. What will happen there could be an important question rather rapidly if the deterioration continues. pic.twitter.com/hPM1wLJFG4
— Carl Bildt (@carlbildt) January 5, 2022
Protestat rreth Kazakistanit kanë lënë të vdekur tetë personel sigurie dhe kanë lënë me lëndime 317 persona, tha një agjenci lajmesh të mërkurën, pasi presidenti Kassym-Jomart Tokayev nuk arriti të shuajë zemërimin publik mbi ndikimin e paraardhësit të tij të fuqishëm. /Telegrafi/