Në çdo shtet demokratik ekziston Kushtetuta e cila duhet të respektohet, kështu ka porositur sot para medias, ish-ministri suedez për Punë të Jashtme, Carl Bildt, pas takimit në selinë e LSDM-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai ka thënë se në misionin e tij kalues me organizatën panevropiane është të mbledh informacione të cilat do t’u kumtohen liderëve evropian.
Pas takimit në LSDM, Bildt ka shkuar në Reçicë të Vogël me udhëheqësinë e BDI-së, kurse më pas do të vijojnë takimet me kryetarin e OBRM-PDUKM dhe të Lëvizjes Besa. /Telegrafi/