Ish-kryeministri i Suedisë dhe përfaqësuesi i veçantë o Bashkimit Evropian për ish-Jugosllavië, Carl Bildt, paralajmëroi se BE-së i bie kredibiliteti në Ballkanin Perëndimor për shkak bllokimit të Francës për nisjen e bisedimeve për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
“Për shkak kërcënimeve të Francës se do të vendosë veto në nisjen e bisedimeve për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, BE-së i bie kredibiliteti në Ballkan”, shkroi Bildt në rrjetin e tij social ‘Twitter’, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ai shpreson se liderët e Bashkimit Evropian në Samitin e Brukselit do të mund të zgjedhin këtë problem.
Ndryshe, që kur ministrat e BE-së nuk arritën konsensus për nisjen e bisedimeve për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë për shkak të opozitës në Francë, por edhe në Holandë dhe Danimarkë, shefat e shteteve të BE-së dhe BE-ja duhet të diskutojnë për këtë çështje më 17 dhe 18 tetor në Samitin e Brukselit./Telegrafi/
EU faces the prospect of the collapse of its entire policy approach to and credibility in the Balkans as France threatens to veto the opening of accession talks with both North Macedonia and Albania. Let’s hope that leaders later today and tomorrow avoids this meltdown. @ecfr
— Carl Bildt (@carlbildt) October 16, 2019