Site icon Telegrafi

Bilderi 5-vjeçar mahnit botën

Ky sportist i jashtëzakonshëm ka filluar të ushtrojë në Itali, ku jeton me familjen e tij, kur ishte vetëm 2-vjeç. Dhe, puna e zellshme më në fund është shpaguar.

Djaloshi është bërë atraksion i vërtetë në Itali, ndërsa babai i tij, Iulian Stroe (33-vjeçar) thotë: “Në sallën e ushtrimeve e marr me vete prej se ka lindur”

Ai thotë se nuk ekziston rreziku që i biri i tij të lëndohet, pasi që asnjëherë nuk e lë të stërvitet vetëm. “Çdoherë është nën vëzhgim dhe sapo të lodhet, ikën për të luajtur”, ka thënë Iulian, transmeton gazeta Daily Mail.

Giuliano, thotë se fama nuk e ka ndryshuar atë – sepse vazhdon të jetojë sikurse edhe fëmijët të tjerë – pikturon, shikon filma vizatimorë dhe shkon të luajë në park. Megjithatë, thotë se i pëlqen kur merr duartrokitje. /Telegrafi/

Exit mobile version