Julian Nagelsmann raportohet se dukej i frikësuar në një përplasje të furishme në dhomën e zhveshjes me Sadio Manen për mungesën e minutave, përpara se trajneri i Bayern Munichut të shkarkohej.
Sipas Bild, debati i ashpër erdhi pas fitores 2-0 të Bayernit ndaj PSG-së në ndeshjen e dytë të së tetës së Ligës së Kampionëve më 8 mars.
Ata pretendojnë se Mane u nervozua jashtë mase kur iu dha vetëm tetë minuta nga bankina dhe u përball me Nagelsmann përpara shokëve të skuadrës, të cilët vunë re se trajneri 35-vjeçar dukej i frikësuar.
Nagelsmann kishte pritur deri në minutën e 82-të të lojës për të inkuadruar Manen në fushë, me gjermanët që kishin epërsi komode, 3-0 në total.
Sulmuesi senegalez – i cili u nënshkrua për 40 milionë euro në verë prej Liverpoolit – ishte i gatshëm dhe i disponueshëm për ndeshjen, por startoi nga banka rezervë.
Mane do të shpresojë për më shumë sukses nën trajnerin e ri Thomas Tuchel. /Telegrafi/