Telegrafi

Bild: Schumacher javën e ardhshme nënshkruan për Mercedes

Gazeta gjermane Bild shkruan se të dyja palët kanë arritur deri te marrëveshja për një kontratë njëvjeçare, e cila pritet të nënshkruhet javën që vjen.

“Kontrata është e gatshme për t’u nënshkruar”, shkruan Bild.

Ndërkohë vetë piloti gjerman ka refuzuar të komentojë këtë marrëveshje, derisa zëdhënësja e tij Sabine Kehm, e ka mohuar atë. /Telegrafi/

41-vjeçari u pensionua nga Formula 1 në vitin 2006 me rekord titujsh të fituar të garës më prestigjioze automobilistike. /Telegrafi/