Rrezik për sulme terroriste në plazhet europiane, sidomos në Itali dhe Spanjë. Alarmin e jep gjermanja “Bild”, që citon burime pranë shërbimeve sekrete italiane, të cilat janë në kontakt me ato gjermane.
“Plane për sulme terroriste në plazhet tona”, shkruan gazeta, që duke cituar ekspertë të sigurisë shkruan: “të veshur si shitës ambulantë, militantët islamik mund të hidhen në erë në mes të turmës”.
Objektiva konkretë të atentatorëve janë plazhet e Italisë, Spanjës dhe Francës së jugut, ndërkohë që informacionet e siguruara që paralajmërojnë rrezikun vijnë nga Afrika.
“Terroristët janë të gatshëm të përdorin armë dhe eksploziv. Ndoshta në këtë mënyrë ISIS koncepton një dimension të ri të terrorit. Plazhet nuk mund të mbrohen”, thotë më tej një ekspert i sigurisë i cituar nga “Bild”. /TCH/