Vizita e Presidentit të Rusisë Vladimir Putin në Greqi ka tërhequr vëmendjen e gjithë mediave botërore.
Dje Putin u takua në Athinë me krerët e shtetit grek, ndërsa sot ka qenë Malin Athos, ku vizitoi një manastir rus për të festuar 1000 vitet e murgjëve rusë në malin e shenjtë.
Gazeta gjermane “Bild” ka bërë një shkrim për vizitën e Putinit në këtë manastir, që nga mediat greke konsiderohet një histori konspirative.
“Çfarë kërkon Putin në Manastirin e KGB-së?”, shkruan “Bild”.
Gazeta gjermane vë në dukje se kjo është arsyeja që Presidenti rus shkoi në Malin Athos, për të vizituar “Manastirin e fshehtë të KGB-së”.
Ndërkohë, nuk jepet asnjë shpjegim nga gazeta përse ky manastir rus në Greqi është “Manastiri i KGB-së”.