Newcaslte Unied po tenton të transferojë Lucas Hernandezin nga Bayern Munichu në këtë afat kalimtar veror.
Skuadra angleze raportohet prej javësh që do të jetë nën pronësi të Mohammad bin Salman, pasi Mike Ashley dëshiron të heq dorë nga klubi.
Me ardhjen e Princit nga Arabia Saudite te Magpies, disa lojtarët të kalibrit të lartë mund t’u bashkohen atyre.
Sipas asaj që raporton Bild, francezi që i kushtojë Bavarezëve 80 milionë euro në verën e kaluar nga Atletico Madridi, mund të kalojë te Newcastle.
Skuadra angleze më nuk do të ketë problem paratë, pasi pasuria e Bin Salaman shkon në 260 miliardë euro.
Kështu, klubi anglez pritet të jetë superfuqia e parë në Ligën Premier, duke lënë mbrapa vetes Manchester City dhe Chelsean.
Andaj, Newcastle do të jetë e gatshme të paguajë mbi 80 milionë euro për shërbimet e Hermandez. /Telegrafi/