Site icon Telegrafi

Bild: Birra gjermane, me pesticide

Duket se Europa është në alarm për atë që po konsumon. Sipas të përditshmes më të madhe gjermane, Bild, ambientalistët kanë dhënë alarmin: Birrat më popullore gjermane kanë pesticide.

Testimet me 14 birrat më popullore gjermane kanë zbuluar se ato kanë gjurmë të Glifosatit. Sasia e këtij pesticidi varion nga 0.46 deri në 29.74 mikrogramë për litër.

Në rastin më ekstrem, sasia e pesticidit është 300 herë më e lartë se masa e lejuar me ligj në ujin e pijshëm, që është 0.1 mikogramë.

Por për birrën nuk ka një sasi kufi. Birrat me sasi më të mëdha të pesticidit janë Hasseroeder, Jever dhe Warsteiner.

Ekspertët thonë se edhe këto sasi nuk përbëjnë rrezik për njeriun.

Megjithatë, ky pesticid dyshohet se shkakton kancer, edhe pse shkencëtarët thonë se nuk e kanë provuar përfundimisht diçka të tillë. /Telegrafi/

Exit mobile version