Një dokumentar i përgatitur nga Marin Mema, merret zbulimin e një çete të veçantë – të mitizuar nga banoret e krahinës së Labërisë.
Fjala është për çetën dhe anëtarët e njohur si Bilbilenjtë, që u bënë pjesë e historisë dhe folklorit shqiptar! Madje, me ta lidhet ndihma për të varfrit, ndaj cilësohen si Robinë Hoodët shqiptarë.
Ata kanë jetuar në vitet 1850-60, ndërsa ishin afro 50 në çetë. Quheshin bilbilenj nga emrat e komandantëve, Bilbil Shako e Bilbil Resuli. Ishin kryesisht të rinj të fshatrave Nivicë, Rexhin, Gusmar, Progonat, Lekdush e nga zona të tjera të Labërisë.
Ata sulmonin karvanët ushtarakë turq, por edhe mallin e bejlerëve dhe agallarëve të pasur. Prania e tyre bëri që për shumë vite, autoritete turke t’i rrinin larg krahinës së Kurveleshit.
U kapën me tradhti dhe u ekzekutuan me varje në Janinë.
Por, cila është lidhja e banorëve dhe përse ata nuk lejojnë asnjë lloj sulmi ndaj këtyre luftëtarëve? /Telegrafi/Top Channel/