Telegrafi

Bilbao ndal Barcën, Reali në krye

Takim i zhvilluar në stadiumin San Mames, ndërmjet Athletic Bilbaos dhe Barcelonës, ka përfunduar me rezultat të barabartë prej 1-1.

Kataluansit kaluan të parët në epërsi me golin e Dani Alves të shënuar në minutën e 54.

Vetëm disa minuta pas inkuadrimit në lojë, Gaizka Toquero barazoi rezultatin (63’) pas një pasimi të gjatë me kokë të Llorentes.

Ky barazim e zhvendos Barcelonën në pozitën e dytë me një pikë më pak se Real Madridi, që pas fitores minimale kundër Racing Santanderit ka marrë kreun në La Liga. /Telegrafi/