Telegrafi

Bilbao mposht me rikthim Atleticon dhe shkon në finalen e Superkupës së Spanjës

Është mësuar edhe skuadra e dytë finaliste në Superkupën e Spanjës.

Ka qenë një ndeshje spektakolare mes Atletico Madrid dhe Athletic Bilbao, ku në fund baskët kanë triumfuar me rikthim 1-2.

Pjesa e parë përfundoi ashtu siç filloi me rezultat të barabartë 0-0, me dy skuadrat që kishin raste të mira shënimi, por pa arritur t’i konkretizojnë ato.

Madrilenët e nisën më mirë pjesën e dytë duke krijuar raste shënimi dhe në minutën e 62-të gjetën golin e parë.

Joao Felix gjuajti me kokë, derisa goditi shtyllën, e topi i rikthyer nga shtylla falë ndihmës së portierit Unai Simon përfundoi në rrjetë për t’i dhënë epërsinë madrilenëve 1-0.

Bilbao nuk u dorëzua dhe në minutën e 77-të gjetën golin e epërsisë, kur Munianin asistoi te Alvarez që barazoi shifrat në 1-1.

Skuadra baske bëri rikthimin e madh në minutën e 81-të, kur zëvendësuesi Nico Williams shënoi gol për t’i dhënë fitoren.

Atletico kërkoi të gjente golin e barazimit, por deri në fund nuk ia arriti një gjëje të tillë me mbrojtjen e fortë të Bilbaos. Kësisoj ndeshja përfundoi me fitoren e baskëve 1-2 ndaj madrilenëve.

Në finalen e madhe të Superkupës së Spanjës, Bilbao do të përballet me Real Madridin. /Telegrafi/