Telegrafi

Bilanci tregtar në mars edhe më keq

Po ashtu, është përkeqësuar edhe shkalla e mbulimit të importit me eksport. Në mars ka qenë 14.1 për qind, ndërsa në shkurt – 17.3 për qind. Mirëpo, para një vitit gjendja ka qenë edhe më e rëndë, meqenëse niveli i mbulesës ishte vetëm 13.3 për qind.
Sipas të dhënave të ESK-së, pjesëmarrje më të madhe në import kanë produktet minerale, kurse eksporti vazhdon të dominohet nga metalet bazë dhe artikujt e tyre me një pjesëmarrje 70.6 për qind.

Sipas statistikave nga Dogana e Kosovës, importi në katërmujorin e parë të këtij viti, ka shënuar rritje. Gjatë kësaj periudhe janë importuar mallra në vlerë prej 206 milionë e 256 mijë euro, për derisa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, importi ishte 174 milionë e 601 mije euro. Ndërsa janë eksportuar mallrave 40 milionë e 779 mije euro, përderisa ne periudhën e njëjtë te vitit te kaluar eksporti ishte 30 milionë e 812 mije euro

Kurse deficiti tregtar sipas statistikave të Doganave të Kosovës është 165.447 milionë euro.

Isa Mulaj, kryetar i Institutit për Hulumtime dhe Analiza të Politikave Ekonomike (INEPRA), tha se Kosova gjithmonë ka pasur një deficit të lartë tregtar, dhe ai do të përkeqësohet edhe më shumë pas heqjes së preferencave tregtare nga Komisioni Evropian për Kosovën. Sipas tij, 10 për qind e buxhetit të Kosovës ndahet për projektet e infrastrukturës rrugore, kurse për bujqësi as 1 për qind.

Për tu përmirësuar kjo gjendje dhe bilanci tregtar i Kosovës, Mulaj thotë se duhet të ndërmarrin një varkë masash. “Të zgjidhet mosmarrëveshja me Komisionin Evropian, për kthimin e preferencave tregtare për Kosovën, të ridefinohet pozita e Kosovës në CEFTA, duke përfshirë edhe opsionin e kundërmasave tregtare ndaj Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës, të bëhet një përndarje më ndryshe e buxhetit të shtetit që do të përndante më shumë mjete për sektorin e bujqësisë dhe agrobiznesit, të bëhet një koordinim më i mirë i programeve të organizatave të ndryshme ndërkombëtare që mbështesin zhvillimin e bujqësisë dhe rural”, thekson Isa Mulaj. /Telegrafi/