Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni mbrëmë në mesnatë i ka publikuar informacionet për rastet e reja me coronavirus. Sipas raportit të tyre, gjatë ditës së djeshme janë bërë 1.181 testime për coronavirus, ndërsa 336 raste kanë rezultuar pozitiv.
Prej tyre në Shkup-95, Kumanovë-10, Shtip-12, Prilep-27, Tetovë-11, Strugë-1, Veles-30, Manastir-34, Ohër-1, Kavadar-7, Gostivar-41, Gjevgjeli-7, Strumicë-7, Kriva Pallankë-3, Radovish-10, Krushevë-1, Probishtip-1, Demir Hisar-1, Berovë-3, Vallandovë-1, Vinicë-3, Dellçevë-1, Kratovë-1, Shën Nikollë-6, Kërçovë-14, Resnjë-2, Negotinë-6.
MSH informon se janë regjistruar edhe 32 persona të vdekur me COVID-19.
Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 544 pacientë të shëruar.
Me këto raste, numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 61.878, prej të cilëve 38.946 janë shëruar, ndërsa 1.763 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive është 21.169./Telegrafi/