Site icon Telegrafi

Bilanci i lëndimeve për festën e Vitit të Ri: Njëri humbi syrin, të tjerët gishtërinjtë

Stafi kujdestar i QKUK-së u ka ofruar mbrëmë ndihmë dhjetëra personave, shumica e tyre të lënduar nga përdorimi i mjeteve piroteknike.

Nga rastet më të rënda që u shënuan mbrëmë ishte humbja e njërit sy tek një pacient, si dhe këputja e gishtërinjve tek disa të tjerë – njoftojnë zyrtarët e QKUK-së.

Ndërkohë, disa persona të tjerë janë lënduar nga përdorimi i armëve të ftohta, si dhe nga përdorimi i revoleve.

Exit mobile version