Telegrafi

11,081 raste aktive, 36,568 të shëruar dhe 1,256 të vdekur nga coronavirusi

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 48.905 raste nga 172.155 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.256 raste të vdekjes.

IKSHPK njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 36.568 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.081.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka paralajmëruar se këtë javë do të merren masa të reja në nivel vendi.

Ndryshe, një numër vendesh evropiane kanë ndaluar ose po konsiderojnë të ndalojnë udhëtimin nga Mbretëria e Bashkuar për të parandaluar përhapjen e një varianti më infektiv të coronavirusit.

Në mesin e tyre, sipas BBC, përcjell Telegrafi, Holanda dhe Belgjika kanë pezulluar fluturimet.

Zyrtarët e lartë të shëndetësisë në Britani ka thënë se nuk kishte prova se varianti i ri ishte më vdekjeprurës, ose do të reagonte ndryshe ndaj vaksinave, por po provonte të ishte deri në 70% më i transmetueshëm. /Telegrafi/