Telegrafi

Bilalli: Ivanov dëshmoi se është në shërbim të Gruevskit (Video)

Analisti Mersel Bilalli ka komentuar fjalimin e presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov, për të cilin tha se dëshmoi se është në shërbim të Nikolla Gruevskit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Është një fatkeqësi që të bisedojmë për një person që aktron se ushtron pozicionin e presidentit të shtetit, gjithë ajo që u tha nuk është befasi por është e pritshme nga ai, pasi gjatë gjithë kohës ka qenë në shërbim të Gruevskit dhe pushtetit. Ai na ktheu shumë vite pas, pasi tha se anjëherë nuk do të lejonte federalizimin e shtetit. Nga vetë fjala “asnjëherë” nënkuptohet se diçka patologjike është prezent tek ai”, tha Mersel Bilalli në një intervistë për Alsat-M.

Sipas Bilallit akuzat e Ivanovit ndaj ndërkombëtarëve janë të pabaza./Telegrafi/