Sekretari i Përgjithshëm i NISMA-s, Bilall Sherifi, ka shprehur idenë e tij për një qeveri të përbërë nga partitë opozitare, duke propozuar edhe emrat për postet kryesore.
Sipas Sherifit, nëse një qeveri e tillë do të formohej, atëherë ajo do të duhej të kishte këtë përbërje:
Kryeministër: Lumir Abdixhiku (LDK)
Ministër i Financave: Bedri Hamza (PDK), për shkak të përvojës së tij në menaxhimin e financave
Ministër i Mbrojtjes: Ramush Haradinaj (AAK), për arsye që, sipas tij, janë të njohura për të gjithë
Ministër i Zhvillimit Ekonomik: Fatmir Limaj (NISMA), për shkak të përvojës së tij në projekte ekonomike gjatë angazhimeve të mëparshme në qeveri
Sherifi ka theksuar se ky është një qëndrim personal, të cilin do ta mbrojë edhe në mbledhjen e Kryesisë së partisë, nëse kjo temë do të diskutohet.
Deklarata e tij ka nxitur reagime dhe debat mbi mundësinë e një koalicioni të tillë mes partive opozitare./Telegrafi/