Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami i shoqëruar nga deputeti Fadil Zendeli dhe përfaqësuesi i lartë i partisë Kastriot Rexhepi, priti sot në takim ambasadorin e Republikës të Shqipërisë në Maqedoni, Fatos Reka.
Në takim u diskutua rreth situatës aktuale politike në Maqedoni, me theks të veçantë për çështjet që kanë të bëjnë me shqiptarët, si që është ligji për përdorimin e gjuhës shqipe.
Kryetari Kasami e njoftoi ambasadorin Reka se Lëvizja Besa edhe përkundër vrejtjeve që ka për ligjin në fjalë, e sheh këtë ligj si një avancim të përdorimit të gjuhës shqipe në Maqedoni dhe si të tillë deputetët e Lëvizjes Besa do e përkrahin.
Poashtu bashkëbiseduesit diskutuan edhe për proceset reformuese dhe ndihmën që mund të japë Shqipëria për këto procese përmes përvojës që ka tani si anëtare e NATO-s./Telegrafi/