Site icon Telegrafi

Bilall Kasami: Në Maqedoni nuk ka kushte për zgjedhje të lira, fer dhe demokratike

Kanë vazhduar cilësimet për kredibilitetin e zgjedhjeve në Maqedoni. Këtë herë Kasami me një reagim drejtuar Telegrafit në Maqedoni thotë se nuk ka kushte për zgjedhje të lira, fer dhe demokratike

”Konsideroj se në Maqedoni nuk ka kushte për zgjedhje të lira, fer dhe demokratike, ndërsa për pjesëmarrjen ose jo të Lëvizjes BESA në zgjedhjet e datës 5 qershor do të vendos Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes BESA. Për ne, si Lëvizja BESA mbi të gjitha është e rëndësishme plotësimi i parakushteve për një proces korrekt zgjedhor. Si kryetar i Lëvizjes BESA gjykoj se nuk mund të shkojmë në zgjedhje ku legjitimohet manipulimi, ku rizgjidhen kriminelët dhe ku nëpërkëmbet vullneti demokratik i qytetarëve të Maqedonisë.” thotë Kasami./Telegrafi/

Exit mobile version