Site icon Telegrafi

Bilall Kasami mbetet kryetar i Lëvizjes Besa

Përplasjet brenda partisë Lëvizja Besa ka marrë epilog gjyqësor. Grupi i Bilall Kasamit ka bërë të ditur se Gjykata Themelore Shkupi 2 ka vendosur që kryetar i kësaj partie të mbetet Bilall Kasami.

Sipas tyre, gjykata e ka refuzuar kërkesën e grupit të Nexhmedin Kahrimanit për ndërrimin e kryetarit të partisë, për të cilët thonë se janë duke themeluar një parti të re politike.

Megjithatë, nuk ndajmë mendimin e njëjtë grupi i Nexhmedin Kahrimanit. Sipas tyre, Gjykata ka vendosur që kontesti i ngritur në gjykatë do të zgjidhet pas kongresit të Lëvizjes Besa, i caktuar për më 24 shkurt.

Ky grupim thotë se Gjykata e ka kontestuar procedurën e dorëzimit të dokumentacionit.

Përndryshe, të dy grupimet pretendojnë se e kanë shumicën e themeluesve të kësaj partie politike./Telegrafi/

Exit mobile version