Site icon Telegrafi

Bilall Kasami dënon deklaratat e ambasadorit rus në Shkup

Bilall Kasami, kryetar i njërit krah të Lëvizjes Besa i ka dënuar siç thonë, “deklaratat kërcënuese të ambasadorit rus në Maqedoni”.

Sipas tij, “deklaratat provokuese të Ambasadorit rus ne Maqedoni janë edhe një deshmi se diplomacia ruse përdor retorike kërcënuese ndaj gjitha shteteve që janë të orientuara drejt NATO-s dhe Unionit Evropian.

Lëvizja Besa denon këtë retorikë destruktive dhe kërcënuese dhe urgjentisht kërkojmë që Ministria e Punëve të Jashtme të dërgojë note proteste në Rusi dhe të thërasë në përgjegjësi ambasadorin rus.

Njëherit i bëjmë apel Qeverisë që pa humbur kohë të përshpejtojë proceset të cilat sa më shpejt do ta integrojnë Maqedoninë në NATO për të garantuar sigurinë e shtetit nga qarqe tashme armiqsore pro-ruse”, thuhet në reagimin e Kasamit./Telegrafi/

Exit mobile version