Site icon Telegrafi

Bikine seksi që zhduken në ujë

Një kompani gjermane ka prodhuar linjën e bikineve Get Naked. Edhe pse duken si të vërteta, këto bikine zhduken pas gjithsej tre minutash në ujë, prandaj dalja nga uji në një plazh të stërmbushur me njerëz mund të bëhet ankth i vërtetë. Materiali nga i cili janë punuar bikinet shpërbëhet në ujë vetëm pas disa minutash.

Në ofertë janë variantet e modeleve tanga dhe ato “normale”, derisa kompania e cila i ka prodhuar bikinet i reklamon ato në faqen e vet të internetit si “mënyrë ideale që të hakmerreni pas ndarjes apo zënkës”.

Në ofertë gjenden gjithashtu edhe varianti për meshkuj, respektivisht brekë të larjes të dedikuara për hakmarrje ndaj ish dashnorëve.

Exit mobile version