Site icon Telegrafi

BIK-u i sheh Haribo-t me dyshim (Video)

Tribuna Channel të martën ka raportuar që karamelet e butë, që në treg njihen si “Haribo” përmbajnë yndyrë derri, të cilën gjë e ka konfirmuar edhe udhëheqësi i Organizatës “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku.

Ai ka thënë se e vetmja mënyrë e trajtimit të kësaj çështjeje ka mbetur të bëhet në nivelin mediatik, pasi sipas tij, institucionet dhe asociacionet që duhet të veprojnë në interes të publikut, nuk u shërbejnë si duhet konsumatorëve.

Selatini konsideron se për Haribot me xhelatinë derri është dashur të dal më një qëndrim edhe Bashkësia Islame e Kosovës.

E, nga Bashkësia Islame, thonë se ata mund ta thonë fjalën e tyre vetëm nëse u kërkohet.

Exit mobile version