Telegrafi

BIK-u mbështet marshin për drejtësi, në mbështetje të ish krerëve të UÇK-së

Bashkësia Islame e Kosovës përmes një njoftimi për media bën të ditur se përkrah dhe mbështet marshin për drejtësi të ftuar nga iniciativa “Liria Ka Emër”, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

Bashkësia Islame e Kosovës thotë se beson fuqishëm në pastërtinë e luftës së drejtë të UÇK-së dhe vlerëson lart sakrificën e UÇK-së për lirinë e vendit, si një nga vlerat më të larta e të shenjta të popullit tonë.

“Me këtë rast, Bashkësia Islame e Kosovës fton dhe bën apel te të gjithë besimtarët që në shenjë respekti e vlerësimi për sakrificën sublime të UÇK-së, dhe për hir të të gjithë atyre dëshmorëve që dhanë jetën për liri, që më 2 prill 2023, të marshojmë të gjithë së bashku për drejtësi për ish-krerët e UÇK-së, në mënyrë që t’i dalim zot vlerave tona të shenjta”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/