Telegrafi

BIK: Sakrifica e Nënës Terezë duhet të çmohet nga të gjithë

“Kryesia e BI-së kupton interpretimin doktrinarë të teologëve të feve të ndryshme, mirëpo ajo kërkon që të ruajnë etiken dhe t’iu përmbahen parimeve hyjnore në ligjërimet e tyre duke u angazhuar për paqe, tolerancë e dashuri e jo për urrejtje e ofendime, si dhe të respektohen njerëzit dhe objektet e kultit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare”, thuhet më tej në komunikatë.

“Ne si popull jemi të njohur për kultivimin e tolerancës e mirëkuptimit ndërfetarë, vlerë kjo që është leva më pozitive e populli tonë. Kualifikimet e imamit Krasniqi, ne i konsiderojmë si rast të izoluar dhe kërkojmë nga të gjithë që të mos i fryjnë këtij rasti që nuk i bënë nder askujt”.

Për më tepër, theksohet në komunikatën e Bashkësisë Islame të Kosovës, parimet islame çmojnë lartë punën, angazhimin, sakrificën, solidaritetin, humanitetin dhe kontributin e të gjithë atyre që përpiqen për të mirën e përgjithshme të njerëzimit, pa dallim feje, kombësie, race e gjuhe.

“Mësimet islame madje, në veçanti urdhërojnë për respektimin e prijësve dhe shërbyesve fetarë, të cilës feje qofshin ata. Kryesia e BI-së çmon lartë kontributin e humanistes shqiptare Nëna Terezë, aq më tepër, kur ajo ka një reputacion ndërkombëtar të cilin e ka arritur në saje të humanitetit dhe vlerave fetare të nxjerra nga Librat e shenjtë”.

Angazhimi dhe sakrifica e Gonxhe Bojaxhiut, thekson BIK, duhet të çmohet nga të gjithë, dhe, jo të fyhet nderi e dinjiteti i saj.

“Nëse me Gonxhe Bojaxhiun na dallon feja, është përkatësia jonë e përbashkët kombëtare ajo që na bashkon dhe na bënë që ne të respektojmë dhe ta mbrojmë personalitetin dhe veprën e saj”, thuhet në fund të komunikatës së lëshuar nga Shërbimi për informim i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës. /RTK/Telegrafi/