Telegrafi

BIK publikon pamje nga ndërtimi i Xhamisë Qendrore në Prishtinë

Punimet që nisën katër vite më parë për ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë, janë duke vazhduar ende.

Së fundmi Bashkësia Islame e Kosovës, ka publikuar fotografi nga punimet që po kryhen në këtë pjesë.

“Kështu duket nga lart kantieri i ndërtimit të Xhamisë Qendrore në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e BIK.

Kujtojmë se ndërtimi i kësaj xhamie ka qenë kërkesë e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) që nga përfundimi i luftës, me argumentimin, se në xhamitë ekzistuese nuk ka vend për falje të besimtarëve musliman.

Lexo po ashtu Fillon ndërtimi i Xhamisë Qendrore në Prishtinë

Bashkësia Islame kërkonte që Xhamia e Madhe të ndërtohet në qendër të Prishtinës, por Komuna e Prishtinës kishte vështirësi në gjetjen e lokacionit.

Pas shumë debatesh e negociatash që kanë zgjatur me vite, Komuna e Prishtinës dhe BIK-u u pajtuan që xhamia të ndërtohet në lagjen Dardania, në shesh-parkimin e Telekomit të Kosovës.

Projekti parashihet të kushtojë mbi 30 milionë euro dhe është i financuar nga Bashkësia Islame e Turqisë. /Telegrafi/