Bashkësia Islame e Kosovës ka marrë vendim që namazi i natës në dhjetë ditshin e fundit të muajit të Ramazanit të falet vetëm në një xhami.
Sipas dokumentacionit që ka siguruar Telegrafi, xhamia duhet të caktohet nga Këshilli përkatës me mundësi që të jetë xhamia qendrore e komunave.
Po ashtu, në njoftim thuhet se nëse nuk përfillen udhëzimet atëherë do të merren masa disiplinore për shkeljet që bien ndesh me Kushtetutën e BI-së. /Telegrafi/