Site icon Telegrafi

BIK largon një imam për nxitje të urrejtjes, hoxha thotë se ata nuk e linin të dilte në media

Bashkësia Islame e Kosovës e suspendoi hoxhë Drilon Gashin me arsyetimin se po nxitë urrejtje dhe përçarje mes komunitetit mysliman, por ky i fundit thotë se këtu ka gisht edhe krye-imami i Pejës, Enes Goga dhe se nuk e linin të fliste në media.

Drilon Gashi që ishte imam në xhaminë e Vitomericës në Pejë, të premten u zëvendësua nga krye-imami i Pejës Enes Goga.

“Jam akuzu që kam dal në media dhe qëllimi është që me mi ndal këto media dhe mos me më lanë me fol”, raporton klankosova.

Ai thotë se Enes Goga nuk e simpatizon dhe se kishte presion nga ai, por ky i fundit nuk i ka refuzuar të flas për këto akuza.

Ndërsa BIK i kishte dërguar edhe vërejte me shkrim, ku ndër tjera thuhej se “I përmenduri gjatë muajit të Ramazanit të vitit 2018, gjatë faljes së namazit të teravisë nuk i ka lidhur duart konform shkollës juritike hanefite”, thuhet në vërejte.

Por, sipas xhematit të intervistuar, ata mendojnë që hoxha i suspenduar duhet të kthehet.

Exit mobile version