Site icon Telegrafi

BIK jep detaje për ditën e Kurban Bajramit

Ndonëse u përfol se kjo festë do të shtyhet për një datë tjetër meqenëse e premtja ose siç njihet me fenë islame e xhuma është vetë ditë e madhe dhe sipas informatave që u përfolën nuk do të duhej të ishin dy festa në të njëjtën ditë , një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Kurban Bajrami ose Bajrami i Vogël siç thuhet në gjuhën e popullit do të jetë të premten me 1 shtator.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i BIK-ut për portalin arbresh.info, Ahmet Sadriu.

“Dita e parë e Kurban Bajramit është dita e premte dhe nuk lëvizë”, ka thënë ai duke treguar edhe kohën e faljes së namazit.

“Namazi i Bajramit falet në orën 06:37”, thekson Sadriu

Exit mobile version