Mesfushori argjentinas, Lucas Biglia pritet të mungojë plot një muaj pas lëndimit të pësuar në fundjavë ndaj Sampdorias.
Milani ka të ngjarë të jetë pa argjentinasin Biglian për një muaj.
Kjo pasi ish-mesfushori i Lazios po vuan me një dëmtim të pulpës së këmbës.
Mesfushori e la San Siron në paterica të dielën, pas fitores dramatike të Rossonerëve ndaj Sampdorias.
Biglia nuk luajti kundër Genoazs në mesjavë dhe sot (e premte) do të skanohet gjatë ditës për të përcaktuar shkallën e dëmtimit të tij.
Por, sipas mediumit Gazzetta dello Sport lëndimi i tij nuk pritet të jetë edhe aq i lehtë.
Problemi muskulor në pulpën e këmbës, argjentinasin ka të ngjarë të mbajë jashtë për rreth një muaj. /Telegrafi/