Vazhdojnë lajmet e këqija për Milanin, pasi Lucas Biglia do të mungojë për katër muaj.
Futbollisti që ishte dëmtuar disa javë më parë në ndeshje ndaj Genoas, ka kryer operimin.
Ndërhyrjeje kirurgjikale është bërë në Finlandë, te profesori Sakari Orava.
Gattuson deri në janar duhet të gjejë zëvendësimin te Bakayoko, Bertolacci, Montolivo apo Mauri.
Milani në fundjavë luan ndaj Juventusit.
Kuqezinjtë në këtë ndeshje mund të jenë edhe pa Gonzalo Higuainin, që është lënduar në ndeshje ndaj Udineses.
Aktualisht Milani gjendet në vendin e katërt në Serie A./Telegrafi/