Mbrojtësi i Milanit, Lucas Biglia, ka pësuar dëmtim muskulor dhe pritet të jetë për një muaj jashtë fushave.
Argjentinasi erdhi nga Lazio në këtë verë, por nuk mundi të debutojë në Ligën e Evropës ndaj CSU Craiova shkaku i mos kompletimit të dokumentacionit.
Sipas Sky, raportimet e fundit nga infermieria bëjnë të ditur se lojtar mund të mungojë nga tri deri në katër javë.
Biglia sigurt do ta humb ndeshjen me Shkëndijën në Ligën e Evropës, ndërsa e rrezikon edhe ndeshjen hapëse në Serie A ndaj Crotones.
Argjentinasi shihet si një prej përforcimeve më të mëdha të klubit. /Telegrafi/