Telegrafi

Bigem dhe Teuta Selimi publikojnë këngën e re “Paranoja”

Teuta Selimi në klipin e ri (Foto: YouTube)

Këngëtarët e njohur të estradës, Bigem dhe Teuta Selimi kanë prezantuar para fansave këngën e tyre më të re.

“Paranoja” mban titullin projekti i tyre i ri, i cili është i kompletuar edhe nga ana vizuale.

Ky videoklip i artistëve shqiptarë është mjaft veror, teksa Teuta ka rrëmbyer vëmendje me elegancën e saj.

Tekstin e kanë bërë ImperiAlb dhe Bigem kurse për melodinë është përkujdesur ImperiAlb dhe Benny.

Ndërkaq, sa i përket muzikës është realizuar nga ArtiRec dhe Cekic Beatz.

Videoja e këtij projekti i është besuar produksionit “Black Fish Entertainment”, që është i bashkëpuntorit të Bigem, këngëtarit Genc Prelvukaj. /Telegrafi/