Telegrafi

BigBang shkon në Londër, Era nuk mund t’i bëjë hitet botërore pa të (Foto)

Producenti më i mirë në Kosovë dhe më gjerë, BigBang, ka shkuar në Londër me kërkesë speciale të Era Istrefit, për të asistuar në krijimin e këngëve të reja.

Era Istrefi është duke punuar intensivisht për projektet e reja dhe për këtë, ajo po punon me producentë të Ultra Music në Londër.

Telegrafi mëson se BigBang tashmë është në Londër dhe kjo dëshmohet nga postimet e Era Istrefit në Instagram.

Lexo po ashtu E jashtëzakonshme – Era Istrefi në vendin e 16-të të Billboard Top 100 (Foto)

Koka prapa shumë hiteve, përfshirë superhitit “BonBon” do të jetë pranë këngëtares për të realizuar produktet e reja për tregun botëror dhe kjo mbetet sfidë e madhe edhe për të, pavarësisht se tashmë ka depërtuar fuqishëm si producent në Billboard, me hitin e krijuar për Era Istrefin.

Firmën e BigBang mbajnë edhe dhjetëra hite tjera të këtij viti dhe viteve të kaluara, teksa skena ndërkombëtare duket se do të jetë një tjetër sfidë për të ku do të tentojë të lë gjurmë. /Telegrafi/