Ylli i hip-hopit Big Sean ka zbuluar se u pendua për realizimin e këngës “I Don’t F *** With You”, pasi është thënë se kishte të bënte me ish-të fejuarën e tij, aktoren Naya Rivera.
Reperi 32-vjeçar – i lindur Sean Anderson – reflektoi në hitin e mbushur me sharje të vitit 2015 gjatë një interviste të fundit me Vulture, duke thënë se ishte “prekëse” që njerëzit të besojnë se bëhej fjalë për ndarjen e tij publike nga aktorja e “Glee” .
“Ajo ka bërë një ndikim kaq të madh te njerëzit dhe ka bërë kaq shumë gjëra të mëdha në jetën e saj dhe karrierën saqë është e prekëse të mendohet se kënga është për të”, ka thënë ai.
“Nuk ishte një diss për të. Unë e kam bërë këngën dhe e kam interpretuar për të. Ajo e dinte këtë, dhe e pëlqente. Ne kishim një ndarje publike, ishim të rinj dhe ne e falëm njëri-tjetrin dhe lëvizëm nga ajo ngjarje”.
Big Sean dhe Rivera filluan të takohen nga viti 2013, teksa u njohën përmes Twitter.
Çifti u fejua atë vit, para se ai ta linte atë të largohej në prill 2014, duke thënë në atë kohë se ishte një “vendim i vështirë”.
Tre muaj më vonë, ajo u martua me Ryan Dorsey, në ditën e njëjtë që do të martohej me Sean. /Telegrafi/