Reperi i njohur amerikan, Big Sean, është siguruar që t’ia bëjë komoditetin vetes.
Reperi nga Detroiti ka blerë villën e kitaristit të famshëm të Guns N’Rose, Slash, që gjendet në Beverly Hills.
TMZ shkruan se kitaristi që ka shkruar historinë ka vënë villën e tij në shitje prej shtatë dhomave të vjetjes, tetë banjove dhe me hapësirë gjigante për një shumë prej 11 milionë dollarësh në vitin 2014.
Ai e ka ulur çmimin në 9.5 milionë dollarë para se t’ia shiste Big Seanit për një shumë prej 8.7 milionë dollarësh.
Sean do të ketë një hapësirë të madhe në këtë villë, pasi ka edhe teatrin shtëpiak, një dhomë argëtuese për striptiste, pishinë, fushë të volejbollit etj.
Reperi nuk do të jetë po ashtu larg prej shokëve ët tij. Në fakt, bashkëpuntori i tij i “Holy Key,”, DJ Khaled po ashtu jeton në komunitetin e shtëpive Mulholland Estates, ku edhe kjo villë është e vendosur. Khaled e bleu këtë shtëpi në janar për 9.9 milionë dollarë.
Big Sean kështu rikthehet në Hollyëood pasi e shiti shtëpinë e tij vitin e kaluar për dy milionë dollarë. /Telegrafi/