“Big Scoop”, dyqani i njohur për krepat dhe ëmbëlsirat, të hënën do të presë shiritin në pikën e tij të re në Fushë Kosovë, më saktësisht në lagjen “Dardania”, aty pranë shkollës fillore “Mihajl Grameno”. Sigurisht se ky është një lajm shumë i mirë për të gjithë klientët e Big Scoop nga kjo anë, të cilët nuk janë të paktë.
Pas disa viteve të operimit të suksesshëm në qendrën më të njohur tregtare në vend, Albi Mall, pronarët e kësaj kreperie vendosën që t’u shërbëjnë gatimet e tyre dashamirëve të ëmbëlsirave dhe krepave edhe në këtë zonë që njeh një zhvillim të hovshëm urban.
Ambienti i ngrohtë, gatimet e shijshme dhe çmimet e arsyeshme, i tillë do të jetë edhe Big Scoop-i i ri.
Të gjithë gurmanëve dhe qeflinjve të ëmbëlsirave në ditën e hapjes do t’ju ofrohen befasi të shumta si dhe oferta të papara deri më tani.
Dyqani i ri do të hapet të hënën, me 4 dhjetor, në orën 16:00.
Ejani dhe bashkojuni festës më të ëmbël.