Reperi i njohur, Big Papi, ka folur për miqësinë e tij me superyllin e kombëtares shqiptare, Taulant Xhakën.
Big Papi dhe Taulanti njihen me vite, pasi reperi jeton në Zvicër, ku edhe ata kanë krijuar miqësinë.
Për Telegrafin, reperi i ri i talentuar tregon se me Taulantin ka një miqësi shumë të mirë.
“E kam mik shumë të mirë. Takohemi shpesh. Aktualisht kemi shumë angazhime. Ai me futboll, ndërsa unë me punët rreth muzikës dhe me përkushtimin ndaj familjes. Më duhet të udhëtoj shpesh në studio në Kosovë për të realizuar projektet, teksa Taulanti aktualisht gjendet në sezonin e tij, një tjetër sezon i suksesshëm për të”, u shpreh reperi.
Ai tregon për personalitetin e Taulant Xhakës jashtë fushe në cilësinë e shokut, duke thënë se është i shkëlqyer.
“Ai është njeri me zemër të madhe. Këtë e tregoi edhe në Beograd. Është një person i shkëlqyer”, përfundoi ai.
Big Papi njihet për këngën “Me kon je” me Anita Latifin, teksa së fundmi lansoi projektin “Krejt ok”, kurse Taulant Xhaka gjendet në mes të sezonit me Baselin ku do të shpallet edhe këtë vit kampion i Zvicrës. /Telegrafi/