Reperi i njohur shqiptar, Big Papi, ka shprehur kënaqësinë për projektin e fundit të publikuar prej tij.
Big Papi lansoi së fundmi projektin “Krejt Ok” që për një javë arriti të grumbullojë mbi gjysmë milioni klikime.
Dhe vet artisti shprehet shumë i kënaqur me projektin, teksa paralajmërojn një tjetër projekt të madh për verës.
“Jam shumë i kënaqur si me këngën, ashtu edhe me videoklipin. Për verës e kemi nisur projektin e ri që është duke u punuar sërish nga Massive Production”.
“Edhe videoklipi do të bëhet sërish me ThinkCreative. Sa i përket bashkëpunimeve nuk i përjashtoj, por aktualisht jam i fokusuar në projektet solo që i kam. Besoj se do të jetë një projekt special ky për sezonin e verës. Kam besim te producentët Nurteel Morina dhe Granit Gashi, të cilët kanë krijuar shumë hite, përfshirë edhe këngët e mia”, deklaroi Big Papi.
Një nga këngët më të dashura të publikut nga Big Papi është “Me Kon Je” në bashkëpunim me këngëtaren seksi, Anita Latifi.
/Telegrafi/