Site icon Telegrafi

Big Mama operon kordat e zërit

Siç përcjell Panorama Plus, Big Mama e ka konfirmuar vetë këtë lajm gjatë një emisioni në Alsat-M dhe ka pohuar se është në gjendje shumë të mirë shëndetësore.

Megjithatë këngëtarja nga Maqedonia nuk mund të flasë shumë për momentin, por së shpejti do të rikthehet në gjendjen normale dhe do të fillojë edhe incizimet e këngëve të reja.

Big Mama më herët ishte operuar edhe tre herë të tjera por aso kohe për të ulur peshën dhe për të rregulluar pamjen e saj. /Telegrafi/

Exit mobile version