Mjeti themelor për manipulimin e realitetit është manipulimi i fjalëve. Nëse je në gjendje ta kontrollosh domethënien e fjalëve, atëherë mund t’i kontrollosh njerëzit që duhet t’i përdorin. (Filip K. Dik)
Abdirahim Idrizi
Poliklinika “Galaxy”
abdirahimidrizi@gmail.com
Kompanitë, Korporatat, fabrikat, industria farmaceutike në botë… Fronti i tjetër i luftës, po ashtu i rrezikshëm është eksplantimi dhe sundimi i mendjes, trurit dhe trupit, që vjen nga grupi farmaceutik i hibridëve, apo: “Big Pharma”.
Industria farmaceutike dhe bioteknologjike nuk janë gjë tjetër veçse e keqja e legalizuar. Edhe njëherë, modalitetet janë të njëjta. Këto korporata kontrollohen nga po ajo forcë që kontrollon qeveritë dhe e cila arrin çdo gjë që do, lidhur me ligjet, apo mungesën e ligjeve.
Ato i vendosin funksionarët e tyre nëpër agjencitë “rregullatore” të sektorit farmaceutik dhe mjekësor, siç është FDA-ja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të lejojnë pastaj hedhjen në treg të ilaçeve të patestuara rregullisht ose të atyre ilaçeve të cilat nuk kanë dalë si të rregullta nga laboratorët e saktë.
Këto korporata kontrollojnë kompanitë e sigurimeve mjekësore, si dhe mënyrën me të cilat mjekët trajtojnë pacientët dhe çfarë ilaçi i japin. Me këto lëvizje të thjeshta, praktikisht kanë në dorë të gjithë sistemin. Kur ndonjë mjek i vërtetë apo profesionist i shëndetësisë i vë në diskutim manipulimet dhe mashtrimet e tyre, ato dhe kukullat e tyre që drejtojnë organizma të tillë si Shoqata Mjekësore Britanike dhe ajo Amerikane, i përndjekin derisa i heqin qafe.
Pikërisht kjo i Gilen Lanko, një mjeke kanadeze e cila u vu në shënjestër nga “Big Farma” dhe Shoqata Mjekësore Kanadeze pasi shkroi një libër të shkëlqyer me titullin “Mafia e Shëndetësisë”. Do të thotë sistemi është gjithë njësoj, emrat i kanë të ndryshëm, por bëhet fjalë për një sistem, qoftë kapitalist si ai që është në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ose socialistët e Francës, ose mes të dyjave si në Kanada.
Emëruesi i përbashkët është se sistemet shëndetësore janë të gjitha të ngjashme. Që të gjithë u shërbejnë Financuesve, e jo njerëzve. Përsëri emëruesi i përbashkët është se sistemi shëndetësor kontrollohet nga financierët në përfitim të tyre. Meqë në shërbim të njerëzve mund të vihesh vetëm kur ata sëmuren, gjithë sistemi shëndetësor është programuar për të sëmurë njerëzit përherë e më shumë.
“Big Farma” qëndron pas sulmeve kundër metodave alternative të shërimit për dy arsye kryesore: për ta mbrojtur monopolin e saj mbi mjekësinë zyrtare dhe për ta eliminuar terapinë alternative që mbështetet te vibracionet të cilat jo vetëm u bëjnë mirë njerëzve, por i zgjojnë edhe nga ana mendore, emocionale dhe shpirtërore.
Gilen kur nuk pranoi të japë dorëheqje, atë e hodhën në gjyq. Çështja zgjati më tepër se një vit, ndërsa institucioni “shëndetësor” “Big Farma” kërkonte ta shkatërronte Gilen. Prandaj kundërshtimet janë shumë të rrezikshme.
E gjithë kjo çështje ka të bëjë me paratë, me ruajtjen e pushtetit të “Big Farmës” dhe vazhdimin e sulmit kimik ndaj mendjes dhe trupit të fëmijëve. E gjithë struktura e “mjekësisë” globale është një rrjetë korrupsioni, plot gënjeshtra e mashtrime, ndërkohë që në këtë mes qëndron sasi parash të papërfytyrueshme.
Dhjetë prodhues kryesorë farmaceutikë fitojnë më shumë se 500 agjencitë më të pasura të botës të marra së bashku, ndërsa pesë prodhuesit e parë farmaceutikë në botë, të marra së bashku, kanë një fitim enorm. Në krahasim me korporatat, të gjitha kompanitë janë kah falimentojnë.
Sipas këtij artikulli në Internet, “Big Farma” shpenzon miliarda dollarë në vit për të korruptuar dhe duke ndikuar mbi mjekët (disa i ‘blejnë’ shumë lirë). Po flasim për miliarda. Më shumë se ato që shpërdoron “NASA” duke përplasur satelitë në Mars apo anije kozmike në pjesën e sipërme të atmosferës tokësore.
A ka një përkufizim, që është një diktaturë që jep urdhra se çfarë duhet të bësh dhe çfarë jo? Ajo që po ndodh është vërtet e frikshme. Ekziston frika se është e vërtet që ka nisur një sulm në disa nivele ndaj sistemit imunitar të njeriut dhe ndaj rrjetit të komunikimeve elektronike të trurit dhe trupit tonë.
Ky është çelësi për të kuptuar lidhjen mes ilaçeve dhe vaksinave të “Big Farmës”, shtojcave kimike në ushqimin dhe pijeve, telefonave dhe teknologjisë TETRA, ushqimeve gjenetikisht të modifikuara, furrave me mikrovalë dhe ushqimit të nënshtruar rrezatimeve të ndryshme, losioneve, sapunëve që përdoren për trupin dhe flokët dhe të gjitha nevojave artificiale të toksinave dhe helmeve elektronike.
Të gjitha këto janë lidhur me sulmet ndaj burimeve të ushqimit të shëndetshëm dhe ujit të pastër, ndaj barnave që përfundojnë nën kontrollin e diktaturave të centralizuara.
Duke ditur çfarë po ndodh, nuk është më mister arsyeja se përse mohohen licencat apo grabiten ato nëpërmjet ndërhyrjeve ushtarake, kur zhvillohen forma të reja të teknologjisë shëruese jashtë grupit “Big Farma”, ose arsyeja se përse njerëzit që shërojnë të ashtuquajturit të sëmurë “terminal” nuk lavdërohen si heronj por arrestohen dhe futen në burg. Shëruesit e vërtetë identifikojnë, kurojnë dhe largojnë nga trupi çekuilibrat që shkaktojnë atë efekt të sëmurë.
Këta kërkojnë të na destabilizojnë anën mendore, emocionale dhe fizike, sepse një popullsi e sunduar e shtypur në këtë mënyrë nuk e vret mendjen për atë që ndodh, kontrollohet shumë lehtë krahasuar me personat mendërisht të rregullt, emocionalisht të qëndrueshëm dhe fizikisht të shëndetshëm. Me mijëra vjet manipulim, çdo gjë është kah kontrollohet, mbi gjithçka: ushqimi, uji, ndihma mjekësore, informimi, mirëmbajtja, transportet, qeveria dhe forcat e armatosura.
Këtyre gjërave të vogla shtojani programet e kontrollit mendor, trafikun e drogës, sëmundjet e ndryshme, luftërat… Të njëjtat familje dhe persona që punojnë për t’i kontrolluar të gjitha këto gjëra, por dhe shumë të tjera.
Shkrimtari Michael Ellner thotë: Gjithçka shkon për së prapthi, gjithçka është kokëposhtë, mjekët po e shkatërrojnë shëndetin, avokatët po e shkatërrojnë drejtësinë, universitetet po e shkatërrojnë diturinë, qeveria po e shkatërron lirinë, mediet më të mëdha po e shkatërrojnë informacionin, ndërsa fetë po e shkatërrojnë anën shpirtërore.
Nëse keni arritur të lexoni deri këtu, vëreni dyshimet dhe arsyen, gjithçka është projektuar për të ardhur deri këtu.
Këto gjëra nuk ndodhin rastësisht, çdo gjë në çdo nivel është e kontrolluar nga autoritetet.
/Telegrafi/