Pas eliminimit dhe një dhurate, Arjonit i është ofruar një bursë e plotë studimi në një shkollë mode.
Ndërsa ethet janë shtuar mes banoreve të mbetur dhe që çuan në eliminimin e dytë. Ai është Eltoni, një nga konkurrentët e rinj që hyri në shtëpinë e Big Brother.
Juna ka qenë një ndër të përzgjedhurat e “Vëllait të Madh”, e cila ka zhvilluar një bisede emocionuese me të atin Virgjilin. Ndërsa Arjani ka ndarë me banorët e tjerë dhe publikun emocionet dhe kujtimin e babait të tij.
E vetmja banore nga Kosova, Mimoza, ka pranuar një dhuratë surprizë nga Poli, ish-banor në edicionin e parë të “Big Brother”, i cili i ka dhënë asaj edhe mjaft këshilla në lidhje me qëndrimin në shtëpi.
Të nominuar për eliminimin e radhës janë Adelajda, Adi, Mimoza, Juna dhe Anjeza./TCH/