Telegrafi

“Big Brother Albania 9” fillon më 18 mars (Foto)

Edicioni i nëntë i spektaklit të njohur “Big Brother Albania” do të fillojë më 18 mars 2017.

Lajmin për këtë gjë e ka bërë të ditur vet teleivizoni “Top Channel”, i cili do të sjell çdo të shtunë para ekranit tashmë sezonin e nëntë të spektaklit, që ndër vite ka zgjuar interes shumë të madh te publiku.

Prezantuese e këtij viti është Arbana Osmani, e cila ‘rikthehet’ pas një pauze në prezantimin e tij, kjo pasi në edicionin e tetë të spektaklit, Arbana u bë nënë për herë të parë.

Kureshtje të madhe këtë vit ka zgjuar tek publiku edhe numri i banorëve që do të futen brenda, i cili mendohet të jetë 16. /Telegrafi/

Arbana Osmani, prezantuesja e “Big Brother Albania 9”