Edicioni i nëntë i spektaklit të njohur “Big Brother Albania” do të fillojë më 18 mars 2017.
Lajmin për këtë gjë e ka bërë të ditur vet teleivizoni “Top Channel”, i cili do të sjell çdo të shtunë para ekranit tashmë sezonin e nëntë të spektaklit, që ndër vite ka zgjuar interes shumë të madh te publiku.
Prezantuese e këtij viti është Arbana Osmani, e cila ‘rikthehet’ pas një pauze në prezantimin e tij, kjo pasi në edicionin e tetë të spektaklit, Arbana u bë nënë për herë të parë.
Kureshtje të madhe këtë vit ka zgjuar tek publiku edhe numri i banorëve që do të futen brenda, i cili mendohet të jetë 16. /Telegrafi/