Këngëtarja e njohur shqiptare, Vesa Luma, feston sot (e martë) ditëlindjen e saj të 34-të.
Si nënë dhe artiste tashmë e shkëlqyer, ajo shpesh e thekson se është tejet e kompletuar në jetën e saj.
Me rastin e përvjetorit të lindjes, në mesin e shumë urimeve biondja ka pranuar një dedikim të veçantë nga bashkëshorti i saj, reperi Big Basta.
Ky i fundit ka publikuar një fotografi të artistes në rrjetin social, Facebook dhe ka zgjedhur fjalët më të bukura për partneren e tij shumëvjeçare.
“Sot është ditëlindja e zemrës sime Vesa Luma. Nuk harrohen momentet që kemi kaluar dhe po kalojmë bashkë, ato premtimet e bukura në netët e gjata nën dritën e hënës që pasqyronte në fytyrën tënde”.
“U dashurova me ty që në momentin e parë dhe çdo ditë e më shumë më shtohet dashuria. Të falënderoj për gjithçka që je dhe për që je kaq perfekte, një nënë e shkëlqyer, grua dhe shoqe e pazëvendësueshme! T’i uroj t’i gëzosh edhe 1000 ditëlindje të tjera me emër dhe 100 tjera me jetë. Të dua”, janë fjalët e reperit nga Shqipëria drejtuar bashkëshortes së tij.
Të njëjtit përndryshe janë të martuar prej vitesh, gjersa tani jetojnë në Zelandë të Re bashkë me fëmijën e tyre të vetëm, djalin Lianin. /Telegrafi/