Ai është shumë i njohur, muzika e ti është pëlqyer gjithmonë, në të gjitha trevat shqiptare. Fjala është për reperin Big Basta, i cili u bë baba për herë të parë këtë vit.
Reperi i njohur ka publikuar në Instaram një fotografi, ku shihet bashkë me djalin e tij Lian, duke e mbajtur në krahë.
Në mbishkrimin e fotos ai ka shkruar: “Ska nevojë për fjalë! Me zemrën time duke marrë bekimin suksesit të radhës”, duke na bërë të ditur kështu se shumë shpejt, ai do të nisë një projekt të ri.
Nuk kanë qenë të pakta as komentet që ka marrë për të birin, ku të gjithë i kanë shkruar fjalë të mira, ndër to edhe koleget Soni Malaj dhe Çiljeta Xhilaga./Telegrafi/